Secondary Adv

Konkursi Arkitektures “ArXellence 2” organizuar nga ALUMIL

Share on Google+

Konkursi Ndërkombëtar Idetë e Arkitekturës: Të përcaktohet shëtitorja perëndimore përgjatë detit në Selanik

I themeluar në vitin 315 para Krishtit dhe emëruar sipas princeshës Selanike e Maqedonisë, motra e Aleksandrit të Madh, Selaniku është një qytet historik që është zhvilluar ndër shekuj. Falë vendndodhjes së stij në këndin veriperëndimor të Detit Egje, Selaniku u bë një metropol multi-etnik. Helenët, Romakët, Turqit Osmane, Sllavët dhe Judenjtë kaluan nëpër shekuj, duke lënë gjurmët e tyre në kulturën dhe stilin arkitektonik të qytetit.

 

“Çadrat e Selanikut”, moli perendimor

 

Bregdeti perëndimor, përfshirë portin e qytetit, dikur ishte një zonë prodhuese dhe tani është vendosur në mënyrë unike për të udhëhequr zhvillimin e qytetit dhe rigjenerimin e tij në një pol të gjallë rajonal dhe ndërkombëtar. Fatkeqësisht, sot zona e shëtitores përgjatë detit në anën perëndor është një zonë e pashfrytëzuar urbane që përfaqëson ndoshta një nga më të pazhvilluarat të qytetit. Dobëson imazhin, jetesën dhe produktivitetin e qytetit. Disa nisma të së kaluarës për ta ndryshuar drejt rritjes urbane nuk kanë qenë të suksesshme. Sfida vazhdon akoma.

 

 

Shëtitorja perëndimore gjatë detit e Selanikut, ndërtesat e abandonuara

 

Konkursi Arkitekturës “ArXellence 2” është një Konkurs Ndërkombëtar i Hapur dhe Falas, i Ideve që synojnë të nxjerrin në pah dizajnin inovativ si mjetin ideal për suksesin e Qarkut të ri Qendror të Biznesit (CBD) të Selanikut. Konkursi është organizuar dhe sponsorizuar nga ALUMIL – një kompani ndërkombëtare e bazuar në Greqi, specializuar në zhvillimin sistemet e avancuara arkitektonike prej alumini - dhe miratuar nga Unioni Ndërkombëtar i Arkitektëve (UIA). Do të zhvillohet sipas Rregullores standarde të UNESCO-s për konkurset ndërkombëtare në arkitekturë dhe planifikim Urban dhe në bazë të rekomandimeve praktike nga UIA.

Në mënyrë më të detajuar, objekt i konkursit është hartimi i një CBD të re në një zonë më të gjerë prej 120.000 m2 prapa portit. Vendndodhja e favorshme e zonës pranë portit të qytetit, pranë qendrës historike të qytetit dhe mjaft afër rrjeteve të rëndësishme rrugore dhe hekurudhore, si dhe pranë zonave industriale dhe infrastrukturës logjistike, ofron mundësi për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. 

 

Për më tepër, zona do të përmirësohet ndjeshëm pas përfundimit të projekteve të mëdha të ardhshme të infrastrukturës, si përmirësimi i portit, rrjetit të ri Metros së Selanikut dhe zhvillimin e mundshëm të hekurudhës periferik.  Së fundmi, rindërtimi i vazhdueshëm i aeroportit të Selanikut do të rezultojë (deri në vitin 2021) në një aeroport modern të zgjeruar me një kapacitet të rritur ndjeshëm, duke e lidhur qytetin, më tej, me botën.

 

Shëtitorja perëndimore gjatë detit e Selanikut, pozicioni i zones së konkursit

 

Kështu, me potencialin e rizhvillimit të fortë, Konkursi i Ideve Arkitektonike "ArXellence 2" paraqet një sfidë të madhe të rigjenerimit urban. Eshtë hapi i parë dhe më vendimtar drejt përmbushjes së pritshmërive të një Selaniku të ri, kozmopolitan. Shpresohet që skemat vizionare të konkursit do të hapin rrugën për rigjenerimin e kësaj zone urbane të kalbur përmes nismave të qeverisjes vendore dhe pjesëmarrjes së sektorit privat. Duke konfirmuar rëndësinë e tij për publikun, konkursi zhvillohet nën kujdesin e Ministrisë Greke të Mjedisit dhe Energjisë, Qeverisë Rajonale të Maqedonisë Qendrore, Bashkisë së Selanikut, Dhomës Teknike të Greqisë (Dega e Maqedonisë Qendrore) dhe Këshillit të Arkitektëve të Selanikut.

 

Konkursi ka filluar në 9 Mars 2020 dhe regjistrimet do të jenë të hapura deri më 25 maj 2020. Afati për dorëzime është deri në 15 Tetor 2020. Çmimet që do të arrijnë në vlerën 60.000 € në total me 6 fitues, dhe 4 vlerësime nderi do të shpallen më 25 nëntor 2020. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të pasohet nga një ekspozitë 20-ditore në Bashkinë e Selanikut dhe një ekspozitë të ngjashme në Sallën e Muzikës në Selanik. Për ta marrë shkurtimisht aprovimin e konkursit nga UIA dhe për t'u regjistruar, vizitoni faqen e internetit të konkursit: www.alumil.com/arxellence.


Më të lexuarat